Dje u nxorën nga shpella katër djem. Por misioni i ndalua gjatë natës, për të vazhduar përsëri të hënën rreth orës 11:00.
Nxirret djali i pestë nga shpella në Tajlandë
Sot është nxjerrë djali i pestë, këtë e ka konfirmuar një zyrtar i Royal Navy të Tajlandës.
Punëtorët e shpëtimit janë parë duke mbajtur një person në një barelë larg kompleksit të shpellës dhe në një ambulancë të pritjes të hënën, disa orë pasi misioni i shpëtimit hyri ditën e tij të dytë, raporton Daily Mail.
https://www.facebook.com/DailyMail/videos/3697797383613316/
Shpëtimi është i ndërlikuar nga seksionet në shpellë që përfshijnë zhytjen, ndonjëherë edhe hapësira është e kufizuar. Shefi i misionit të shpëtimit Narongsak Osottanakorn tha se përpjekjet për të nxjerrë fëmijët e tjerë dhe trajnerin e tyre, po vazhdojnë.
“Pritet të përfundojë deri në orën 21:00. Gjithashtu sot kemi angazhuar më shumë personel se sa të dielën”, tha ai. Emrat e djemve të shpëtuar nuk janë liruar nga respekti për familjet, djemtë e të cilëve ende janë brenda dhe nuk janë bashkuar me familjet e tyre, shtoi shefi i misionit.
Ai tha se kontaktet fizike me të dashurit do të shmangeshin deri sa të kalonte rreziku i infektimit, megjithëse mund të lejohej kontakti me anë të xhamit ose në distance.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...