Ish-ylli ukrainas i futbollit, Andriy Shevchenko është bërë këshilltar i jashtëm i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, raportojnë mediat ukrainase.
Presidenti Zelensky shpalli dekretin për emërimin e Shevchenkos si këshilltar të jashtëm më 26 shtator, por nuk mund të dallohet se cilat do të jenë detyrat e tij nga përmbledhja e dekretit të presidentit.
Shevchenko fitoi një njohje të madhe ndërkombëtare si lojtar i Milanit dhe pastaj edhe i Chelseat. Me Milanin fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2003 dhe një vit më vonë mori Topin e Artë, çmimin më prestigjioz të futbollit.
Ish-futbollisti i njohur luajti 111 herë për kombëtaren ukrainase dhe shënoi 48 gola dhe para se të dilte jashtë vendit luajti me Dinamo Kievin.
Pas karrierës së tij si lojtar, të cilën e përfundoi në korrik 2012, Shevchenko u ul fillimisht në stolin e ekipit vendas si ndihmës trajner, dhe në korrik të 2016 u bë trajner dhe udhëhoqi kombëtaren deri në çerekfinalet e “Euro 2022”, që është arritja më e mirë e tij deri tani. Në sezonin 2021/22, ai drejtoi Genoan.
Ai konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë ukrainas të të gjitha kohërave. Vitin e kaluar, Presidenti ukrainas Zelensky emëroi Shevchenko tani 46-vjeçar si ambasador të Fondacionit për Rindërtim dhe Zhvillim të Ukrainës. /Telegrafi/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...