Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Itali, duke përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe ata që kanë vdekur, ka arritur shifrën 101,739, tha Agjencia për Mbrojtjen Civile.
Numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka rënë dukshëm katër ditëve të kaluara.
Italia ka shënuar 1,648 raste të reja të hënën, duke rritur numrin e rasteve aktive në 75,528. Përqindja e numrit të rasteve më të reja është 2.2%, përqindja më e vogël e shënuar në vend që nga shpërthimi i virusit në vend.
Numri i të vdekurve ka rënë gjithashtu, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 11,591 (812 të vdekur vetëm të dielen)./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës