Mediat italiane konfirmojnë edhe një viktimë me origjinë nga Shqipëria mes personave që humbën jetën në aksidentin tragjik.
Marjus Djerri, një 22-vjeçar i lindur në Itali nga prindër emigrantë po udhëtonte me makinë për në punë kur humbi jetën.
Ndërkohë, në kërkim janë edhe dy emigrantë shqiptarë që kanë humbur kontaktet, ndërsa 5 familje po shqiptare janë evakuuar nga zona e tragjedisë.
Rrëzimi i një ure mbi 100 metra të lartë në Xhenova në Itali shkaktoi rreth 35 viktima një dite më parë.
Shumë prej tyre po udhëtonin mbi urë kur ndodhi shembja, ndërsa të tjerë u zunë poshtë saj, pasi ka dhjetra ndërtime. Shkatërrimi është kolosal, ndërsa ende në vend vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së sotme./Top Channel
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...