Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm është shembur një urë në qytetin turk Terme, me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Ishin shirat e rrëmbyeshëm që goditën këtë qytet në Detin e Zi, duke bërë kështu që një urë të shembet.
E kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur shembet ura dhe tregon se si dy persona që në ato momente po kalonin mbi urë bien në lumë, nga gropa e madhe që hapet si pasojë e rrëshqitjes së dheut.
Ata dy ishin brenda një veture, por që mrekullisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta trupore, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si gropa “gëlltit” veturën dhe zhduket për pak sekonda.
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...