Shefi i linjës ajrore australiane, Qantas, Alan Joyce, ka deklaruar për BBC se “qeveritë do të insistojnë” për vaksinat te udhëtarët ndërkombëtarë.
Vaksinat kundër koronavirusit shihen si gjëja thelbësore për ringjalljen e industrisë që gjatë vitit të kaluar pësoi rënie në 75.6 përqind, transmeton portal arbresh.info
Shefi ekzekutiv Alan Joyce tha se shumë qeveri po flasin për vaksinimin si “një kusht” në kryerjen e udhëtimeve ndërkombëtare.
Ai beson, se edhe nëse qeveritë nuk do të ndanin mendim për kërkimin e vaksinave, “linjat ajrore duhet të zbatojnë politikën e saj”.
“Ne kemi një detyrë të kujdesemi për pasagjerët tanë dhe për ekuipazhin tonë, për të thënë që të gjithë në atë avion duhet të jenë të sigurt”, tha Joyce.
Megjithatë, disa zëra të fuqishëm, mes tyre edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, kanë deklaruar se janë kundër pasaportës së vaksinimeve e cila nga disa qeveri kërkohet që të jetë si kusht për udhëtime.
Qanta humbi 800 milionë dollar që nga fillimi i pandemisë./arbresh.info/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...