
NATO Secretary General Jens Stoltenberg speaks during a media conference at NATO headquarters in Brussels, Wednesday, Oct. 23, 2019. (© Virginia Mayo/AP Images)
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se Rusia mund të përdorë armë kimike pas pushtimit të Ukrainë dhe se një veprim i tillë do të konsiderohet si krim lufte.
Ai i ka bërë këto komente për gazetën gjermane Welt am Sonntag, transmeton portal arbresh.info
“Në ditët e fundit, ne kemi dëgjuar pretendime absurde për laboratorët e armëve kimike dhe biologjike”, tha Stoltenberg për Welt am Soontag, ndërsa ka shtuar se Kremlini po shpikë pretekse të rreme për të justifikuar atë që nuk mund të justifikohet.
“Tani që këto pretendime të rreme janë bërë, ne duhet të qëndrojmë vigjilentë, sepse është e mundur që vetë Rusia të mund të planifikojë operacione të armëve kimike nën këtë trillim gënjeshtrash. Ky do të ishte një krim lufte”, citohet të ketë thënë Stoltenberg.
Ai shtoi se megjithëse populli ukrainas po i rezistonte pushtimit rus me guxim, por ditët e ardhshme ka të ngjarë të sjellin vështirësi edhe më të mëdha./arbresh.info/
Afër 430 mijë vota deri më tani, VV drejt thyerjes së rekord...
Cakolli: LVV drejt 56–57 mandateve, rezultati final varet ng...
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit