Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar ndalimin e saj të diskutueshëm të udhëtimit edhe për njerëzit nga Koreja Veriore, Venezuela dhe dhe Çadi.
“Duke e patur sigurinë e Amerikës prioritetin tim numër një, ne nuk do t’i pranojmë ata në vendin tonë”, tha Trump në një deklaratë pas marrjes së vendimit, transmeton portali arbresh.info
Kufizimet e ndalimit të udhëtimit përfshijnë edhe Iranin, Libinë, Sirinë, Jemenin dhe Somalinë.
Shtëpia e Bardhë tha se Koreja e Veriut nuk bashkëpunoi me qeverinë amerikane ‘në asnjë mënyrë’ dhe dështoi të gjitha kërkesat për hyrje.
Çadi, edhe pse një partner i rëndësishëm kundër terrorizmit, sipas Trumpit nuk ka dhënë shumë informacione që kërkoheshin nga Shtëpia e Bardhë.
Ndërkohë, Trump ka theksuar se Qeveria e Venezuelës nuk ka bashkëpunuar ‘në verifikimin nëse qytetarët e saj paraqësin kërcënime të sigurisë kombëtare apo të sigurisë publike’. Pas zgjedhjeve të fundit në Venezeluezë, Trump e ka quajtur Presidentin Nicolas Maduro diktator dhe ka vendosur sanksione ekonomike ndaj vendit./arbresh.info/
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi