Bursa amerikane pati një ditë tjetër të vështirë të mërkurën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i presin “dy javë të këqija” me pandeminë e koronavirusit.
Të gjitha indekset kryesore, Dow Jones, Standard & Poors-500, dhe NASDAQ patën një rënie prej 4%.
Edhe indekset kryesore në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë me 4 për qind, pas rënieve në tregjet aziatike.
Vlera e aksioneve ra pasi zoti Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara mund të kenë përpara “dy javë shumë të këqija”.
Shtëpia e Bardhë tha se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga koronavirusi.
Ekspertët thonë se askush nuk mund ta parashikojë nëse apo kur vlera e aksioneve do të arrijë nivelin më të ulët, ata po i këshillojnë investitorët që të përqendrohen tek objektivat afatgjatë./voa/
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...