Shtetet e Bashkuara po tërheqin personelin nga bazat kryesore ushtarake në Lindjen e Mesme si masë paraprake, për shkak të tensioneve të rritura pas protestave në Iran, njofton Sky News.
Më herët, SHBA-ja kishte këshilluar personelin të largohej nga një bazë kyçe ushtarake në Katar.
Ndërkohë, NBC News raporton se qindra trupa kanë filluar të evakuohen nga baza ajrore al Udeid dhe po transferohen në baza dhe hotele të tjera në rajon.
Baza ajrore, al Udeid në Katar është baza më e madhe ushtarake amerikane në rajon dhe strehon rreth 10 mijë trupa.
Kjo bëhet për të i larguar ata nga rreziku nëse ndodh një operacion në Iran që mund të shkaktojë një reagim nga Teherani dhe të rrezikojë pjesëtarët amerikanë të shërbimit në rajon, thonë burimet për NBC.
Sipas një zyrtari iranian, Teherani ka paralajmëruar se do të godasë bazat amerikane në rajon si hakmarrje për çdo sulm nga Uashingtoni.
Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë që ka thënë se “Teherani u ka bërë të ditur vendeve të rajonit, nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe deri te Turqia, se bazat amerikane në këto vende do të sulmohen nëse SHBA sulmon Iranin… duke u kërkuar këtyre vendeve të parandalojnë Uashingtonin që të sulmojë Iranin”.
Plisat kundërshtojnë ashpër emërimin e Bekë Berishës si krye...
Parashikimi i motit për të enjten
Rinumërohen gati 99% e 108 vendvotimeve, këto janë rezultate...
Ekstradohen në Kosovë dy persona, njëri nga Çekia e tjetri n...
I jashtëzakonshëm Fisnik Asllani, dhuron dy asistime të mrek...
Normalizohet qarkullimi në rrugën Kir–Qafë Thore, Beci: Lëvi...