Sekretari amerikan i Mbrojtjes në SHBA, Jim Mattis ka paralajmëruar Korenë Veriore se Shtetet e Bashkuara do të hakmerren me një “reagim masiv ushtarak” nëse ajo fillon një sulm bërthamor.
Mattis ka paralajmëruar Phenianin se ushtria e Koresë Veriore nuk ka kapacitete të “përplaset” me aleancën e SHBA-ve dhe Koresë Jugore, transmeton portali arbresh.info
“Mos bëni gabim, sepse çdo sulm ndaj Shteteve të Bashkuara, ose aleatëve tanë, do të mposhtet. Përdorimi i armëve bërthamore do të ketë si reagim një sulm masiv ushtarak”, tha ai.
Gjatë udhëtimit në Azi, Mattis ka theksuar se diplomacia është kursi i preferuar i Amerikës, megjithatë nuk ka përjashtuar edhe intervenimet ushtarake.
Tensionet mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore janë rritur dukshëm, pasi Pheniani testoi rradhazi disa raketa balistike./arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...