Të paktën gjashtë persona të tjerë janë plagosur, përfshirë katër policë, të cilët kishin shkuar në vendin e ngjarjes, njoftuan autoritetet.
Policia tha se i dyshuari është arrestuar, pas sulmit në sinagogën “Tree of Life” që gjende në lagjen Squirrel Hill. Autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin e dyshuar si Robert Bowers dhe thanë se ai është në të 40-at.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duke folur në bazën Andrews pas të shtënave, e dënoi atë që ai përshkruajti si akt “të urrejtjes” dhe lavdëroi veprimet e policisë, duke thënë se zyrtarët e ligjit kanë bërë “punë të jashtëzakonshme”.
Kur u pyet nga gazetarët për kontrollin e armëve, Trump sugjeroi se një roje i armatosur brenda sinagogës do të kishte mundur ta ndalonte të dyshuarin.
Trump po ashtu u shpreh se sulmuesit që kryejnë vepra të tilla duhet të dënohen me vdekje.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka dënuar këtë sulm.
“I gjithë populli izraelit bashkëndjenë me familjet e viktimave. Ne qëndrojmë së bashku me komunitetin hebre në Pitsburg. Ne qëndrojmë përkrahë popullit amerikan në dritë të këtij brutaliteti anti-semit”, u shpreh Netanyahu.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin