Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë pajtuar të punojnë me përkushtim për të shmangur çdo vonesë të mundshme në planin për Munbixhin në veri të Sirisë, deklaroi të shtunën ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) të shtunën, menjëherë pas takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan në Pentagon, Akar tha se në takimin me kolegët amerikanë ka rikujtuar edhe një herë se nuk duhet të ketë një hendek autoriteti, gjatë tërheqjes së trupave amerikane nga Siria.
Akar bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, Yaşar Güler, mbërriti të premten në Washington për të diskutuar çështjen e Sirisë, por edhe çështjet tjera dypalëshe dhe rajonale.
Marrëveshja e Munbixhit midis Turqisë dhe SHBA-ve vë theksin te tërheqja e terroristëve të YPG/PKK-së nga qyteti, gjë e cila do të stabilizonte rajonin që ndodhet në pjesën veriore të krahinës së Halepit.
Turqia u zotua të kryejë një operacion antiterrorist në Siri, më saktësisht në lindje të lumit Eufrat, pasi paraprakisht kreu dy operacione të ngjashme të suksesshme.
Ekstradimi i kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, ka qenë njëra nga temat e takimit, tha Akar, për të shtuar se Turqia do ta ndjekë çështjen nga afër.
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...