Shtetet e Bashkuara kanë vendosur këtë të premte një valë të dytë të sanksioneve kundër grupit militant palestinez, Hamas, pas sulmit të grupit kundër Izraelit këtë muaj.
Në listën e sanksioneve janë përfshirë një zyrtar i Hamasit në Iran dhe anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.
Sanksionet i godasin edhe asetet e Hamasit dhe kompanive të lidhura me Hamasin që kanë tentuar t’i shmangin sanksionet paraprake, ka thënë Departamenti amerikan i Thesarit.
Irani e përkrah Hamasin dhe disa grupe tjera militante në Lindje të Mesme.
“Ne nuk do të hezitojmë në marrjen e masave për degradim të kapaciteteve të Hamasit për të kryer sulme të tmerrshme terroriste, duke iu shënjestruar aktivitetet financiare dhe rrjedhën e fondeve”, ka thënë zëvendës-Sekretari amerikan i Thesarit, Wally Adeyemo.
Sipas tij, sanksionet ia pamundësojnë Hamasit shfrytëzimin e sistemit financiar ndërkombëtar.
Izraeli e ka bombarduar Rripin e Gazës prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në tokën izraelite, duke i lënë të vdekur 1.400 persona./euronews
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos