Raportohet se Washingtoni shqyrton lehtësimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, e cila mund të shtrihet në një periudhë deri në 18 muaj, nëse Pheniani plotëson disa kushte
Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap, duke cituar burime nga Shtëpia e Bardhë, tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mendon të ofrojë suspendim prej 12 deri në 18 muaj të “disa sanksioneve” nëse Koreja e Veriut shpërbën shpërbën centralin e saj kryesor bërthamor Yongbyon dhe ngrin të gjithë programin bërthamor.
Që nga viti 2006, Koreja e Veriut po përballet me sanksione të ashpra nga OKB-ja dhe SHBA-të, kur Pheniani kreu testet e para bërthamore.
Oferta, nëse është e vërtetë, vjen pasi presidenti Trump muajin e kaluar takoi udhëheqësin verikorean, Kim Jong-un, në zonën e demilitarizuar (DMZ përgjatë kufirit Veri-Jug). Trump kaloi në Korenë e Veriut dhe shtrëngoi duart me Kim-in duke u bërë presidenti i parë i SHBA-ve ndonjëherë që ka bërë këtë.
“Oferta e mundshme do të shohë pezullimin e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kufizojnë eksportet e qymyrit dhe tekstileve të Koresë së Veriut”, thuhet në raport.
Qymyri dhe tekstilet janë një burim kyç i të ardhurave për vendin komunist.
Trump dhe Kim gjatë takimit të tyre në DMZ ranë dakord të rifillojnë dialogun dypalësh mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean që dështuan në samitin e dytë midis dy liderëve në Hanoi të Vietnamit.
“Shtëpia e Bardhë, kur fillojnë bisedimet e nivelit të punës, dëshiron të vendosë kushtet në të cilat ata mund të fillojnë procesin e denuklearizimit të Koresë së Veriut”, tha burimi i administratës së presidentit amerikan për Yonhap.
Burimi tha se pezullimi i sanksioneve mund të ripërtërihet nëse përparimi në denuklearizimin “lëviz me një ritëm të mirë”, por kthehet prapa nëse Koreja e Veriut mashtron në ndodnjë mënyrë./AA
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...