Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 805.823, prej të cilëve 2.171 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 50,7 milionë, me 193.296 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,19 milionë raste të konfirmuara dhe 75.679 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 240 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 203 milionë dozën e dytë dhe mbi 58 milionë kanë marrë tri doza.
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...