Senati amerikan konfirmoi të enjten zonjën Gina Haspel si drejtoren e re të CIA-s, gruaja e parë që shërben në këtë post.
Emërimi i zonjës Haspel për të drejtuar agjencinë e spiunazhit ringjalli një debat rreth praktikave tashmë të ndaluara të torturës. Ajo u konfirmua pasi disa demokratë iu bashkuan shumicës republikanëve duke thënë se ata do ta mbështesnin kandidaten e paraqitur nga Presidentit Donald Trump.
Udhëheqësi i shumicës republikane Mitch McConnell arriti të bindte anëtarët ta miratonin emërimin e zonjës Haspel megjithë kundërshtimet e disave, duke përfshirë senatorin John McCain, i cili u kishte bërë thirrje kolegëve ta hidhnin poshtë atë, transmeton,BBC News
Republikanët vlerësuan karrierën 33-vjeçare të zonjës Haspel në CIA, nga operative në shumë vende të botës e deri tek emërimi për të shërbyer si drejtoresha e parë grua e agjencisë.
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi