Punëtorët në depon nukleare në shtetin federal amerikan Uashington kanë mbyllur vrimën e krijuar me rastin e shembjes së tunelit nëntokësor, në të cilin ndodhen vagonët me mbetje radioaktive.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Energjetikës Rik Peri, sipas të cilit autoritetet nuk kanë gjetur shenja të rrjedhjes së radioaktivitetit nga tuneli i shembur.Ai tha se problemi është zgjidhur shpejt dhe se hapi i ardhshëm është zbatimi i masave afatgjate, në mënyrë që në të ardhmen të zvogëlohen problemet.
Punëtorët nuk ishin në momentin e shembjes së tunelit, por disa prej tyre ishin evakuuar nga hapësira përreth nga frika e radioaktivitetit.
Autoritetet thanë se vrima prej 37 metra katrorë, të cilën e kanë mbushur me dhe, mund të ishte krijuar qysh fundjavën e kaluar, edhe pse ishte zbuluar vetëm ditën e martë. Shkaqet e shembjes së tunelit janë ende duke u hetuar. Centrali bërthamor Hanford, i krijuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, me dekada ka krijuar plutonium për armë nukleare dhe tash punon në pastrimin e mbetjeve radioaktive.
Tuneli, i cili ishte shembur, është i gjatë 110 metra, ndërsa është ndërtuar në vitin 1956. godine. Gjendja e jashtëzakonshme në Hanford është hequr mbrëmë dhe 9 mijë punëtorëve u është thënë që sot të kthehen në punë.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...