Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë se po tenton të destabilizojë ish-republikën sovjetike, Moldavinë.
“Ne besojmë se Rusia po ndjekë opsionet për të dobësuar Qeverinë moldave, ndoshta me qëllim përfundimtar që të ketë një administratë më miqësore me Rusinë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby.
Qeveria e Moldavisë po kërkon që të krijojë lidhje më të ngushta me institucionet perëndimore dhe është e afërt me Qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës fqinje, e cila për më shumë se një vit po përballet me pushtimin rus.
Një pjesë e territorit moldav, rajoni i Transnistrisë, kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe Uashingtoni beson se Moska po synon që të nxisë zgjerimin e jostabilitetit.
“Aktorët rusë, disa prej të cilëve kanë lidhje me inteligjencën ruse, po kërkojnë që të organizojnë dhe të përdorin protestat në Moldavi si bazë për të nxitur një kryengritje të fabrikuar kundër Qeverisë moldave”, tha Kirby.
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...
Aksioni ndaj Call Center-ave në Tiranë/ SPAK: Rreth 2 mln eu...
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...