Zëvendëssekretarja amerikane e shtetit, Wendy Sherman, ka paralajmëruar Rusinë se duhet të zgjedhë ose diplomacinë ose konfrontimin me Perëndimin.
Sipas BBC, ajo po fliste pas bisedimeve midis NATO-s dhe Rusisë, një nga tre ngjarjet diplomatike të kësaj jave që synojnë uljen e tensionit mbi Ukrainën.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Aleksandër Grushko, tha se NATO nuk mund të zgjedhë kërkesat e Moskës.
Një ndër kërkesat është që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO.
Rreth 100 mijë trupa ruse thuhet se janë grumbulluar pranë kufirit me Ukrainën, duke shkaktuar frikën e një pushtimi.
Sherman përsëriti se SHBA-ja dhe anëtarët e tjerë të NATO-s nuk do të pranonin kurrë të vënë veton ndaj pranimit të Ukrainës, duke theksuar se aleanca ushtarake kishte një politikë të dyerve të hapura. Qëllimi i anëtarësimit në NATO është pjesë e kushtetutës së Ukrainës. /Telegrafi/
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...