SHBA raporton mbi 27 mijë raste të reja me koronavirus

08:42 | 15 Maj 2020
A Z

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mbi 27 mijë e 367 raste të reja me koronavirus dhe një mijë e 799 raste të vdekjes.

New York mbetet shteti më i goditur me 343 mijë e 51 raste totale me 27 mijë e 641 vdekje. Pastaj pasojnë New Jersey, Illinois dhe Massachusetts, transmeton Klan Kosova.

Numri total i rasteve të regjistruara në SHBA ka shkuar në së paku një milionë e 417 mijë e 774 me 85 mijë e 898 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Shpërndaje në rrjete sociale