Sekretari amerikan i Mbrojtjes,Lloyd Austrin, ka deklaruar se Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk dëshiron një konfrontim mes NATO-s dhe forcave të tij.
“Kjo është një luftë që ai me të vërtetë nuk dëshiron ta ketë,” tha Lloyd Austin në një seancë dëgjimore në Kongres, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, transmeton portal arbresh.info
Austrin shpjegoi se shumë trupa ruse janë vendosur në Ukrainë dhe Bjellorusi, por shtoi se NATO ka 1.9 milionë ushtarë në dispozicion.
Komentet e tij vijnë pasi Suedia dhe Finlanda mendojnë t’i bashkohen NATO-s.
Një ish-kryeministër i Finlandës i tha BBC-së më herët se ai mendonte se vendi i tij kishte 99.9% gjasa që t’i bashkohej aleancës./arbresh.info/
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan