Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi se do të miratonte një paketë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, pas thirrjeve të Kievit për ndihmë në frontet lindore dhe jugore, sipas The Guardian.
Paketa përfshin 18 obusë, 36,000 fishekë 155 mm për obusët dhe dy sisteme të mbrojtjes Harpoon, tha departamenti i mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ishte “jashtëzakonisht e fokusuar në rritjen e mbështetjes” për Ukrainën.
Ndërsa Ukraina ka falenderuar për ndihmën, ajo tha se dërgesat nuk po vijnë në kohën e duhur. Dërgesat e fundit të obuseve M777 nga Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të pakta dhe se Ukraina mbetet praktikisht e paarmatosur, thanë zyrtarët./abcnews.al
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...