Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka komentuar mbi hetimin e Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara mbi përdorimin e dyshuar të klorit në krahinat siriane të Idlib dhe Ghouta Lindore nga forcat qeveritare siriane.
Shtetet e Bashkuara “ende nuk kanë parë ndonjë provë” për përdorimin e armëve kimike nga qeveria siriane në Ghouta Lindore, tha zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, Dana White, gjatë një konference, kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kanë parë ndonjë provë të përdorimit të armëve kimike nga forcat qeveritare nën kontrollin e presidentit sirian Bashar Assad, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, në shkurt, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA, Heather Nauert akuzoi Damaskun për përdorimin e armëve kimike pranë qytetit të Idlibit, Saraqib.
Sipas zëdhënëses, Uashingtoni besonte se Rusia po mbronte autoritetet siriane nga llogaridhënia për përdorimin e saj të vazhdueshëm të armëve kimike.
Këto deklarata u hodhën poshtë nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, e cila deklaroi se pohimet amerikane ishin bazuar në thashethemet dhe informatat nga militantët dhe se këto dhe akuza të tjera të ngjashme nuk janë vërtetuar me fakte.
Pas kërkesave të Shteteve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar njoftoi se ata mund të marrin në konsideratë hapat ushtarakë nëse pohimet dalin të jenë të vërteta. Në veçanti, këta hapa përfshijnë sulme ajrore kundër qeverisë siriane./Arbresh.info/
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses
Aksident tragjik në Vranidoll, humb jetën ngasësi i motoçikl...
Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë
Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Priz...
Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin