Qeveria amerikane është duke hetuar një seri incidentesh shëndetësore që kanë ndodhur në kryeqytetin austriak, Vjenën që përfshijnë diplomatët e saj dhe stafin tjetër të administratës.
Më shumë se 20 zyrtarë kanë shfaqur simptoma të ngjashme me “Sindromën Havana”, një sëmundje misterioze e trurit që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në janar.
Sindroma është e pashpjegueshme, por shkencëtarët amerikanë thonë se ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga rrezatimi elektromagnetik.
Ajo u gjet për herë të parë në Kubë gjatë periudhës së viteve 2016-17, transmeton Klankosova.tv.
Diplomatët amerikanë dhe kanadezë në Havana u ankuan për simptoma duke filluar nga marramendja, humbja e ekuilibrit, humbja e dëgjimit dhe ankthi të cilat ata i përshkruajnë si “mjegull”.
SHBA-ja e akuzoi Kubën për kryerjen e “sulmeve zanore”, të cilat ajo i mohoi dhe incidenti çoi në rritjen e tensionit midis dy kombeve.
Një studim akademik amerikan i vitit 2019 zbuloi “anomali të trurit” në diplomatët që ishin sëmurë, por Kuba e hodhi poshtë raportin.
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...