SHBA ka deklaruar se do të përdorë ‘forcat e konsiderueshme ushtarake’ ndaj Koresë së Veriut, nëse është e nevojshme.
Duke e përshkruar testin e fundit të raketave balistike të Koresë Veriore si një përshkallëzim të ndjeshëm ushtarak, Ambasadorja amerikanë në OKB, Nikki Haley, tha se SHBA-të do të paraqesin një rezolutë të re kundër Phenianit, transmeton portali arbresh.info
Ajo gjithashtu ka kërcënuar Korenë Veriore me sanksione të reja.
Testimi i fundit i raketave balistike, ishte në kundërshtim me ndalimin e bërë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin të gjithë kapacitet e saj për mbrojtur vetën dhe aleatët tanë”, ka thënë Haley në Këshillin e Sigurimit të OKB-së./Arbresh.info
Prishtina lanson `mbeturinat.com` për largim falas të mbetur...
LDK kujton 24 majin 1992 dhe vlerëson Rugovën si figurë të s...
Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të nego...
Hamza takon veteranin që humbi shtatë fëmijë në luftë: Përba...
Osmani e Abdixhiku mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cy...
Irani: Memorandumi i mundshëm me SHBA përfshin përfundimin e...