Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë dy vaksina të koronavirusit të aprovuara deri në fund të vitit, dhe 20 milionë doza mund të nisin që nga muaji tjetër, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
Moncef Slaoui, i cili kryeson atë që njihet si ”Operacioni Warp Speed”, theksoi se ”projekti ishte në rrugën e duhur për të imunizuar 20 milion njerëz në muajt e ardhshëm dhe më pas 25-30 milion njerëz çdo muaj pas kësaj”.
Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se vaksinat do të jenë në dispozicion gjerësisht deri në prill.
Në mënyrë të ngjashme, dy ilaçe që mund të ndihmojnë pacientët me Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri, janë në proces miratimi dhe mund të marrin autorizimin e këtë vit. /ATSH
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...