Qeveria amerikane i ka dërguar mesazh Iranit përmes kanaleve diplomatike të mos përshkallëzojë luftën në Lindjen e Mesme.
Një situatë e tillë thotë Departamenti i Shtetit nuk do të ishte në interesin e saj.
Ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken e quajti situatën aktuale “kritike” për rajonin.
Blinken gjithashtu siguroi se Uashingtoni ishte angazhuar në “përpjekje intensive diplomatike, për të ulur tensionet, mes shqetësimeve për hakmarrjen e supozuar të Teheranit kundër Izraelit pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniya javën e kaluar.
“Të gjitha palët duhet të përmbahen nga përshkallëzimi”, tha Blinken gjatë një takimi me homologen e tij australiane Penny Wong në kryeqytetin amerikan./abcnews.al/
Parlamenti i BE-së miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifa...
Izraeli në gatishmëri të lartë për një sulm të ri të mundshë...
Moti sot në Shqipëri
Shpaloset Pakoja për Mbeturinat, MMPH mban konferencë për me...
“Festa e Abetares” mbledh nxënësit në Mitrovicë
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara