Diplomacia amerikane kritikoi ligjin e ri të qeverisë hungareze për “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar”, duke e quajtur të papajtueshëm me vlerat e përbashkëta dhe demokracinë.
Javën e kaluar, parlamenti i Hungarisë miratoi një sërë masash, duke përfshirë krijimin e një autoriteti të ngarkuar me parandalimin e “ndërhyrjes së huaj” në procesin zgjedhor dhe vendosjen e dënimeve të rënda për shkeljet.
Kjo paketë legjislative, që synon “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar” të shtetit të Europës Qendrore, shihet nga kritikët e kryeministrit nacionalist Viktor Orban si një sulm i ri që synon dobësimin e çdo mekanizmi për kontrollin e pushtetit ekzekutiv.
“SHBA është e shqetësuar për vendimin e qeverisë hungareze për të zbatuar një ligj të ri që i jep vendit mjete drakoniane që mund të përdoren për të frikësuar dhe ndëshkuar njerëzit me pikëpamje të ndryshme nga ato të partisë në pushtet,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
“Ky ligj i ri është i papajtueshëm me vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirive individuale dhe shtetit të së drejtës”, shtoi ai./abcnews.al
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney
Reuters shkruan për arrestimet masive për falsifikimet me vo...
Ambasada e Zvicrës deklarohet për ligjëratat rreth Speciales...
Mot i vranët e me pak diell
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!