Një shtëpi funerali në New York të SHBA-ve, u përpoq t’i mbajë 50 trupa të personave të vdekur nga COVID-19, në një kamion që nuk ka ngrirëse. Era e kufomave që u përhap përreth, shqetësoi banorët e lagjës, të cilët më pas lajmëruan autoritetet e policisë, transmeton arbresh.info.

Një biznes i quajtur “Andrew T Cleckley”, në New York, që ishte autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë amerikane si “shtëpi funerali”, u përpoq ti fshehë rreth 50 kufoma të vdekurve nga koronavirusi, në një kamion që nuk e posedonte aftësinë ngrirëse.
Pasi që era e kufomave të kalbur, filloi të përhapet në lagje, banorët e raportuan rastin në Policinë e New York-ut.
Policia e cila arriti në vendin e ngjarjes,pasi që mbylli tërësisht këtë biznes, filloi hetimet ndaj pronarit të saj me arsyetimin se nuk i mbajti kufomat në kushte të sigurta./arbresh.info/



Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit