Autoritetet kufitare amerikanë kanë arrestuar 210 mijë emigrant gjatë muajit mars në përpjekjet e tyre për të kaluar kufirin me Meksikën.
Kjo është shifra më e lartë mujore e të të arrestuarve në 20 vitet e fundit, transmeton portal arbresh.info
Rritja e personave që kanë tentuar të kalojnë kufirin Meksikë- SHBA është rritur për 24 përqind.
Joe Biden, një demokrat që mori detyrën në janar 2021, është zotuar të ndryshojë një sërë politikash mbi emigracionin që ishin vendosur nga ish-presidenti Donald Trump.
Republikanët, të cilët shpresojnë të rimarrin kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e 8 nëntorit, argumentojnë se braktisja e politikës së kohës së Trump nga Biden ka nxitur edhe më shumë imigrim të paligjshëm.
Zyrtarët e administratës Biden paralajmërojnë se migrimi mund të rritet më tej pasi zyrtarët shëndetësorë të SHBA njoftuan heqjen e një urdhërese kufitare nga koha e pandemisë që zgjat deri më 23 maj.
Rregullorja lejon që azilkërkuesit dhe migrantët e tjerë të dëbohen në Meksikë sa më shpejt të jetë e mundur për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Në muajt e fundit, më shumë se gjysma e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikan kanë ardhur nga vende tradicionalisht emetuese, si Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, por gjithnjë e më shumë emigrantë kanë ardhur kohët e fundit nga vende më të largëta, si Ukraina dhe Rusia.
Rreth gjysma e emigrantëve që tentuan të kalonin kufirin në mars të këtij viti janë dëbuar./arbresh.info/
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...