Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zbuluar detaje të ndihmës së re ushtarake prej 2.6 miliardë dollarësh për Ukrainën për të ndihmuar vendin në luftën kundër forcave ruse.
Paketa përfshin shumëllojshmëri municionesh nga rezervat e Pentagonit, të destinuara për të mbërritur shpejt në fushëbetejë.
Gjithashtu, në paketë përfshihen sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, HIMARS, dhe raketa kundërajrore Patriot – për të ndihmuar në pengimin e goditjeve ajrore ruse të infrastrukturës së Ukrainës.
Sipas Pentagonit, në paketë do të ketë edhe armë të vogla dhe mjete transporti të pajisjeve të rënda, si dhe municione shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore NASAMS.
“SHBA-ja do të vazhdojë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë ushtarake për t’i përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushëbetejë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, komentoi paketën para takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në selinë e NATO-s në Bruksel./euronews
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...