Shteteve të Bashkuara u është thënë se Rusia është e gatshme të kthehet në bisedimet për marrëveshjen që lejon eksportimin e sigurt të drithërave ukrainase nga Deti i Zi.
Por, “ne ende nuk kemi parë ndonjë dëshmi për këtë”, tha më 1 gusht e dërguara e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja për drithërat më 17 korrik.
Ambasadorja e SHBA-ja në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se nëse Rusia dëshiron që plehrat e saj artificiale të arrijnë në tregjet botërore dhe të ketë lehtësim në transaksionet për produktet bujqësore “ata duhet të kthehen në këtë marrëveshje”.
“Ne kemi parë tregues se ata mund të jenë të interesuar që të rikthehen në diskutime. Prandaj, ne duhet të presim që të shohin nëse kjo do të ndodhë”, tha ajo pa dhënë më shumë detaje.
Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja ka pamundësuar që Ukraina – një prodhuese globale e drithërave – të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa pushtimi rus i Ukrainës po vazhdon.
Vitin e kaluar, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës, OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshjen për eksportin e drithërave.
Që nga tërheqja e Rusisë nga marrëveshja, Ukraina po eksporton produktet e saj përmes rrugëve tokësore për në Bashkimin Evropian, por edhe përmes rrugëve alternative përmes lumit Danub./rel
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj