Fillimi i fundjavës ka qenë përvëlues për pjesën më të madhe të SHBA-së, e cila po përballet me një valë të nxehtit ekstrem që përfshin 150 milionë banorë, ku deri më tani janë shënuar tre viktima. Temperaturat arritën 38 gradë Celsius në New York dhe Washington.
Kjo valë e të nxehtit nuk do të kursejë as rajonet në Mid-West, sipas Shërbimit Meteorologjik kombëtar amerikan. Temperaturat ekstreme priten të zgjasin të paktën deri të dielën në mbrëmje.
Dy të vdekur u regjistruan në Shtetin e Maryland-it (lindje), në afërsi të Uashingtonit në fund të javës ndërsa i nxehti nuk kishte arritur ende vlerat maksimale.
Sinoptikanët shprehen se në Washington, termometri pritet të shënojë 43.3 gradë Celsius. Sipas tyre, per një kohë të shkurtër, atje do të ndihet po aq nxehtë sa dhe në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta në botë.
Paralajmërimet janë për një valë të nxehti “të shkurtër por në nivele ekstreme”, ndërsa banorët janë këshilluar të konsumojnë sa më shumë ujë e të shmangin aktivitet e forta fizike.
Temperaturat mund të arrijnë deri në 45 gradë Celsius në zona të caktuara, paralajmëroi agjencia qeveritare, e cila publikon mesazhe për të shmangur qëndrimin jashtë në oraret e drekës./atsh/
“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitak...
Semenyo zgjedh destinacionin e radhës, përkundër interesimit...
Shefi i ushtrisë së Libisë vritet në një aksident ajror në T...
Glauk Konjufca tregon dy arsye pse qytetarët duhet të mbësht...
Hamza premton ulje të çmimeve përmes heqjes së TVSH-së në pr...
Aksident mes dy veturave në hyrje të autostradës në Kaçanik,...