SHBA-ja miraton vaksinën me një dozë kundër COVID-19

16:37 | 28 Shkurt 2021

Rregullatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar zyrtarisht vaksinën me një dozë të kompanisë Johnson & Johnson.

Kjo është edhe vaksina e tretë e aprovuar në SHBA në luftën kundër pandemisë COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Vaksina është vendosur të jetë një alternativë me kosto efektive ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe mund të ruhet në një frigorifer të zakonshëm në vend të frigoriferi me ngrirje të thellë.

Provat zbuluan se vaksina parandalon të sëmurit rëndë dhe rezultoi 66 për qind efektive në përgjithësi kur përfshiheshin rastet e moderuara.

Vaksina është bërë nga firma belge Janssen.

Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA me 100 milionë doza deri në fund të qershorit ndërsa dozat e para mund të jenë në dispozicion të amerikanëve që nga java tjetër.

Britania, BE dhe Kanada gjithashtu kanë porositur doza, dhe 500 milionë doza janë porositur gjithashtu përmes skemës Covax për të furnizuar shtetet më të varfra.

Lajmet më të lexuara