Shtetet e Bashkuara e kanë lëshuar pasaportën e parë në të cilën përcaktimi gjinor është shkruar me “X”. Kjo është vlerësuar një arritje historike për personat që nuk identifikohen si burra apo gra.
Njoftimi për lëshimin e pasaportes e bëri Departamenti i Shtetit mirëpo nuk njoftoi se kujt i është dhënë pasaporta.
Kjo mundësi, sipas autoriteteve amerikane do t’ju jepet të gjithë aplikuesve për pasaportë pasi të bëhet përditësimi i formularit të aplikimit në fillim të vitit 2022.
E dërguara e Posaçme diplomatike e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), Jessica Stern, tha se ky është një moment historik pasi mundëson që dokumentet e lëshuara nga Qeveria të jenë në përputhje me “realitetin e mënyrës së jetesës” dhe se ekziston një gamë më e gjerë e tipareve të seksit njerëzor sesa vetëm burrë apo grua.
“Nëse një person posedon dokumentin i cili pasqyron identitetin e tij të vërtetë atëherë ai jeton me dinjitet dhe respekt më të madh”, shtoi ajo.
Shtetet e Bashkuara i bashkohen të paktën 10 vendeve të tjera të cilat lejojnë qytetarët të mos e caktojnë gjininë burrë ose grua, por një gjini tjetër. Ato janë: Argjentina, Australia, Kanadaja, Gjermania dhe India. /REL/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...