Shtetet e Bashkuara e kanë goditur Iranin me sanksione të reja që shënjestrojnë disa kompani, të cilat akuzohen për transportimin e armëve të shkatërrimit në masë nga Irani në Jemen.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, gjithashtu shprehu shpresën se një këmbim i të burgosurve gjatë fundjavës me Iranin, mund të çojë në një dialog midis Uashingtonit dhe Teheranit mbi të burgosurit, transmeton REL.
Departamenti i Thesarit shpalli sanksione ndaj një rrjeti të transportit detar në pronësi të biznesmenit iranian, Abdolhossein Khedri, duke thënë se kompanitë janë përdorur nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, për të dërguar armë tek militantët shiit të Jemenit.

Tensionet janë rritur midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, që kur presidenti amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar, u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.
Kjo marrëveshje i ofroi Iranit lehtësim nga sanksionet, në këmbim të frenimit të programit të tij bërthamor.
Trump dëshiron ta detyrojë Iranin të rinegociojë marrëveshjen, duke argumentuar se kushtet e paktit nuk ishin aq të vështira për të parandaluar Iranin të zhvillojë armë bërthamore.
Teherani gradualisht ka ulur disa nga angazhimet e tij në bazë të marrëveshjes.
“Për sa kohë vazhdon sjellja malinje e Iranit, edhe fushata jonë e presionit do të vazhdojë”, tha sekretari amerikan Pompeo.
Kërkohet rritja e tarifave të rrymës, ZRRE thotë se do të ap...
“Dallaveret” me vota në Prizren, ndalohen për 48 orë pesë të...
Rama: Nga Biblioteka Kombëtare te Pallati i Sportit, projekt...
Shpërthen Mbappe: S’është e denjë për një skuadër që synon C...
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Nai...
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati