Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, është ndaluar që të marrë pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York muajin e ardhshëm, pasi atij dhe 80 zyrtarëve të tjerë u janë revokuar vizat, ka thënë Departamenti i Shtetit.
Sekretari amerikan, Marco Rubio, i ka fajësuar zyrtarët për minim të përpjekjeve për paqe dhe se po kërkojnë “njohje të njëanshme të një shteti të supozuar palestinez”.
Vendimi, i mirëpritur nga Izraeli, është i pazakontë pasi SHBA-ja pritet të lehtësojë udhëtimin për zyrtarët e të gjitha shteteve që duan të shkojnë në selinë e OKB-së, raportoi BBC.
Ndalimi vjen teksa Franca udhëheq përpjekjet ndërkombëtare për njohjen e shtetit palestinez në seancë – lëvizje që administrata e Donald Trumpit e ka kundërshtuar.
Zyra e Abbasit ka thënë se vendimi është kundër të drejtës ndërkombëtare dhe Marrëveshjes së OKB-së.
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...