Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka njoftuar për një paketë të re të ndihmës ushtarake prej 500 milionë dollarësh, si pjesë e qëllimit të administratës në largim të presidentit Joe Biden për të dërguar sa më shumë të jetë e mundur mbështetje para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të rikthehet në detyrë.
Paketa përfshin “raketa shtesë për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, më shumë municione, më shumë pajisje ajër-tokë dhe pajisje të tjera për të mbështetur F 16-shat e Ukrainës”, tha Austin.
Austin foli në një takim me grupin e kontaktit në bazën ajrore amerikane në Gjermani, Ramstein, i cili përbëhet prej rreth 50 shtetesh partnere që sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së mblodhi për të koordinuar mbështetjen me armë disa muaj pasi Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022./abcnews.al
Inkasim i ulët për energjinë në veri, ZRRE: Ka rënie të kons...
Shitjet e shtëpive në SHBA bien në nivelin më të ulët në gat...
Ylli i Man Cityt iu ofrua Real Madridit, por ata i thanë ‘jo...
Ambasada Britanike i dhuron pajisje mijëra euroshe Policisë ...
Diplomojnë 462 kadetë të gjeneratës së 61-të të Policisë së ...
ShBA/ Betohet drejtori i ri i CIA-s