Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se të gjithë diplomatët amerikanë janë larguar nga Kabuli dhe se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluan praninë e saj diplomatike në Afganistan.
Deklarata e Blinken u bë disa orë pasi ushtria amerikanë njoftoi se ka përfunduar procesin e tërheqjes nga Afganistani, pas 20 vjetësh të prezencës së saj në këtë vend.
Tani, Shtetet e Bashkuara e kanë zhvendosur praninë e saj diplomatike nga Kabuli në Doha të Katarit, ku talibanët e kanë një zyrë politike.
“Ka filluar një kapitull i ri i angazhimit të Amerikës me Afganistanin”, tha Blinken më 30 gusht.
“Misioni ushtarak ka përfunduar, një mision i ri diplomatik ka filluar”, shtoi ai.
Që nga 14 gushti, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evakuuan më shumë se 122,000 njerëz nga Kabuli.
Blinken tha se Shtetet e Bashkuara, në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët, do të vazhdojnë përpjekjen për të ndihmuar amerikanët, shtetasit e huaj dhe afganët në rrezik të largohen përmes transportit rrugor ose atij ajror sapo të hapet aeroporti i Kabulit.
Sipas tij, në Afganistan janë më pak se 200 qytetarë amerikanë.
Blinken tha se talibanët do të duhet të plotësojnë premtimet e tyre se do të respektojnë lirinë e udhëtimit, të mos hakmerren, pastaj të respektojnë të drejtat e njeriut dhe të grave dhe të mos lejojnë që vendi të bëhet një bazë për terrorizmin ndërkombëtar.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, sipas tij, do të vazhdojnë të ofrojnë ndihmë humanitare për Afganistanin përmes OKB -së dhe organizatave të tjera.
“Çdo veprim i joni do të bazohet jo në atë që thotë një qeveri e udhëhequr nga talibanët, por në atë që ajo bën për të përmbushur angazhimet e saj”, tha Blinken.
Talibanët po kërkojnë njohje ndërkombëtare dhe u kanë kërkuar misioneve të huaja diplomatike të qëndrojnë në vend, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Shumica e vendeve kanë mbyllur ambasadat e tyre./alsat.mk/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...