Shtëpia e Bardhë ka shprehur edhe një herë shqetësimin për dislokimin e trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga Shtëpia e Bardhë pas bisedës telefonike që kanë zhvilluar Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell Arbresh.info.
Në kumtesë tutje thuhet se Shtëpia e Bardhë thekson se Sullivan ka folur edhe për vendimin e fundit të NATO-s për të shtuar praninë në Kosovë.
“Ndihmësi i Presidentit për Çështje të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan ka biseduar sot në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sullivan përcolli ngushëllimet për humbjen e policit të Kosovës të vrarë në krye të detyrës gjatë sulmeve të dhunshme të ndodhura më 24 shtator.
Ai gjithashtu shprehu shqetësimin për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.
Ai vuri në dukje vendimin e fundit të NATO-s për të forcuar praninë dhe aktivitetin e Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), veçanërisht në veri të Kosovës, dhe nënvizoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët tanë për të siguruar që KFOR-i të ketë burimet e duhura për të përmbushur misionin e tij”, bëhet e ditur në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se Sullivan dhe Kurti kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi, ku Sullivan ka deklaruar se dialogu është e vetmja zgjidhje afatgjatë për të garantuar stabilitet në mbarë Kosovën./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...