Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar aplikimet për imigrim të paraqitura nga emigrantët nga Ukraina dhe Amerika Latine sipas disa skemave të periudhës së ish-presidentit Joe Biden, sipas televizionit “CBS News”.
Vendimi është marrë për shkak të shqetësimeve për mashtrim dhe për siguri, thuhet në raport, ku citohen dy zyrtarë amerikanë dhe një dokument i brendshëm, raporton televizioni BBC.
Përafërsisht 240 mijë ukrainas u mirëpritën në Shtetet e Bashkuara si pjesë e politikës së Bidenit, “Bashkim për Ukrainën”. Shumë prej tyre kanë paraqitur aplikime që do t’ua mundësonin qëndrimin e ligjshëm në ShBA ose madje të vendoseshin atje në mënyrë të përhershme, sipas televizionit amerikan.
Ngrirja e procesit të aplikimeve do të mbetet në fuqi përderisa zyrtarët t’i rishikojnë procedurat e vetingut, thuhet më tej në raport.
Lopezi viziton Barcelonën në stërvitje
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Florentino Perez merr miratimin për të kandiduar për preside...
Kërcënoi se do vriste Ivanka Trump dhe familjen e saj, arres...
Kurti: Po vazhdojmë restaurimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë...
Ukraina godet infrastrukturën e naftës në Rusi