Kompania e Johnson & Johnson pritet të fillojë testimin e vaksinës kundër COVID-19, tek 60 mijë vullnetarë gjatë muajit të ardhshëm.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, testimi do të zhvillohet në 180 zona të SHBA-së, përfshirë në vendet e tjera si Brazili dhe Meksika.
“Programi i fazës së tretë ka për qëllim të jetë sa më i fuqishëm, dhe pritet të përfshijë deri në 60 mijë pjesëmarrës”, tha një zëdhënës i kompanisë.
Testimi i fazës së tretë ka të ngjarë të përfundojë në fund të shtatorit sipas kompanisë, ndërsa vaksina mund të jetë e gatshme deri në fillim të vitit 2021.
Prodhuesit e tjerë të vaksinës si Moderna Inc dhe Pfizer po synojnë testimin e 30 mijë vullnetarëve në fazën e saj të ardhshme.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar