Departamenti Amerikan i Tregtisë ka shtuar 73 avionë që thotë se kanë udhëtuar së fundi në Rusi në listën e avionëve që kanë shkelur kontrollet e eksporteve të SHBA-së, të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.
Më 18 mars, 99 avionë u përfshinë në një listë fillestare, duke përfshirë një avion privat që i përkiste miliarderit rus dhe pronarit të Klubit të Futbollit Chelsea, Roman Abramovich, transmeton portal arbresh.info
Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se ofrimi i shërbimit për këta avionë kudo në botë, përfshirë edhe brenda Rusisë, mund të dërgoja në gjoba të rënda ose burgim të mundshëm.
Në një deklaratë në atë kohë, departamenti tha se çdo punë e karburantit, mirëmbajtjes ose riparimit të ndonjë prej avionëve të listuar – si dhe sigurimi i pjesëve rezervë – shkel kontrollet e eksportit të SHBA.
Rregulloret zbatohen për çdo avion që ka më shumë se 25% përmbajtje me origjinë nga SHBA, i cili është rieksportuar në Rusi pasi kontrollet e reja hynë në fuqi më 24 shkurt, ditën kur Rusia pushtoi Ukrainën./bbc/arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...