
AppleMark
Nga sulmi para tri ditësh është vrarë, Abdul Rahman, i identifikuar nga ushtria amerikane si shef provincial i Shtetit Islamik në Irak dhe në Khorasan të Sirisë, theksohet në kumtesën e sotme të komandës ushtarake amerikane në Kabul të Afganistanit.
Tre pjesëtarë të njohur të degës ISIS-K janë në mesin e të vrarëve në sulmin në luginën Peç, në provincën lindore, Kunar, shkruan Radio Europa e Lirë.
“Vrasja e Abdul Rahmanit paraqet edhe një tjetër goditje për lidershipin e lartë të grupit ISIS-K”, tha gjenerali amerikan, John Nicholson, që është komandant ushtarak amerikan në Afganistan.
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla