Ushtria ruse duket se po përpiqet të ndërtojë një bazë operative në perëndim të Sirisë. Të paktën kështu pretendon qeveria amerikane, e cila ngre shqetësime të mëtejshme rreth qëllimeve të Moskës në vendin e përfshirë nga konflikti.
“Kemi parë shenja ditët e fundit se Rusia ka zhvendosur njerëzit dhe gjërat në zonën rreth Latakia-s dhe ka ngritur një bazë ajrore atje”, tha zëdhënësi i Pengatonit, kapiten Jeff Davis.
Latakia është një qytet-port në brigjet mesdhetare të Sirisë, në një zonë të kontrolluar nga forcat e Presidentit sirian, Bashar a-Assad, një aleat i afërt me Rusinë. SHBA po i monitoron lëvizjet e fundit të personelit ushtarak rus në Siri.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli