Presidenti i SHBA Joe Biden po kërkon “një qasje të kalibruar, praktike që është e hapur dhe do të hulumtojë diplomacinë” me Korenë e Veriut lidhur me çarmatimin bërthamor, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Njoftimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë përfundoi analizën për rishikimin e politikës së SHBA-së ndaj Koresë së Veriut. Biden kishte premtuar në fushatën e tij zgjedhore se do të ndryshonte politikat e paraardhësve të tij.
“Qëllimi ynë mbetet çarmatimi i plotë bërthamor i gadishullit korean,” u tha gazetarëve sekretari i Bidenit për shtypin, Jen Psaki.
Jo marrëveshje të madhe
Kursi diplomatik që do të ndjekin Shtetet e Bashkuara është ende i paqartë, por Psaki sinjalizoi se Biden kishte mësuar nga administratat e mëparshme.
Uashingtoni nuk do të “përqendrohet në arritjen e një marrëveshjeje të madhe”, tha Psaki, duke iu referuar marrëveshjes dramatike gjithëpërfshirëse që kishte sugjeruar ish-Presidenti Donald Trump pas takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.
Por Shtëpia e Bardhë do të shmangë gjithashtu qasjen më të ngurtë të ashtuquajtur “durim strategjik” që kishte përdorur Barack Obama, tha Psaki./dw/
“The Best of Fisnik Asllani” – Bundesliga publikon përmbledh...
Protesta përpara Kryeministrisë për Zvërnecin, qytetarët çaj...
Pacolli: Suksesi nuk matet me sa larg shkon, matet me sa nje...
Dita e tretë e protestës në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit ...
Ivanka: Zvërneci, projekti i jetës sime – Punojmë me s...
Burgimi i përjetshëm: A po e ndal krimin?