SHBA-ja është e gatshme të dërgojë municion për aleatin e saj në NATO, Turqinë dhe bashkë me këtë edhe ndihma humanitare për Sirinë verilindore, ku konflikti me Rusinë është duke u thelluar, deklaroi sot emisari special i SHBA-së, James Jeffrey.
Ambasadori amerikan në Turqi, David Sutterfield, tha se Uashingtoni po shqyrton kërkesën e Turqisë për armë të mbrojtjes ajrore.
“Ne jemi të gatshëm të dërgojmë, siç përmendi presidenti Trump, për shembull municion”, tha Jeffrey, duke shtuar se partnerët turq gjithashtu theksuan nevojën për ndihmë humanitare.
“Turqia është një aleat i NATO-s. Kemi një program të huajë shumë- shumë të madh për shitjen e pajisjeve ushtarake dhe shumica e ushtrisë turke do të përdorë pajisjet tona. Si partner në NATO, ne ndajmë inteligjencën dhe sigurohemi që ata të marrin gjithçka që nevojitet”, tha Jeffrey.
Ankaraja më parë ka kërkuar nga SHBA-ja sistemin e mbrojtjes “Patriot”.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës