Pentagoni ka njoftuar se 500 trupa amerikane shtesë do të vendosën në Europë për të përforcuar krahun e NATO-s, duke ëprfshirë Poloninë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Greqinë.
Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, njoftoi dislokimet e reja të hënën, të cilat ai tha se po pozicionohen për të mbështetur forcat amerikane tashmë në Europë në përgjigjjë të pushtimit rus në Ukrainë, transmeton portal arbresh.info
Dislokimet e reja përfshijnë aeroplanët e karburantit KC-135 nga Baza e Forcave Ajrore Fairfield në Spokane, Uashington, në Greqi, së bashku me 150 personel për mbështetjen e karburantit. Një qendër operacionesh mbështetëse ajrore e përbërë nga 40 trupa nga Fort Steëart, Gjeorgji, po vendosen në Poloni dhe Rumani. Dhe 300 personel amerikan po vendosen në Gjermani për të krijuar një kompani municionesh modulare nga Fort Bragg, Karolina e Veriut dhe një kompani mirëmbajtjeje mbështetëse nga Fort Steëart.
Forcat ruse vazhdojnë të mbështeten gjithnjë e më shumë në “zjarret me rreze të gjatë”, duke përfshirë “bombardimet, sulmet me raketa dhe artilerinë me rreze të gjatë në qendrat e qyteteve”, tha të hënën sekretari i shtypit i Pentagonit.
Shtetet e Bashkuara nuk e shohin mundësinë që forcat ruse të marrin në kontroll Kievin.
Ka “lufta të ashpra jashtë” Kharkiv dhe “ata ende po përpiqen të rrethojnë” qytetin e Chernihiv në veri, shtoi Kirby.
Pentagoni ka theksuar se një autokolonë e madhe ushtarake ruse është ende e bllokuar jashtë Kievit./arbresh.info/
Mbappe: Fërshëllimat duhet të ishin për të gjithë lojtarët, ...
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt