Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën se i kishte dhënë Williams International një kontratë prej 253.7 milionë dollarësh sipas Aktit të Prodhimit të Mbrojtjes (DPA) për të rritur prodhimin e raketave, duke përfshirë si pjesë të programeve të ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Kështu thuhet në faqen e internetit të Pentagonit.
Siç është bërë e ditur, kjo kontratë do t’i lejojë Williams-it të rrisë kapacitetin e prodhimit për të përmbushur nevojat e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.
Lajmi vjen në të njëjtën kohë, kur mediat ukrainase raportojnë se që nga fillimi i agresionit të plotë mbi Ukrainë, Rusia vlerësohet të ketë pësuar gjithsej 777,720 viktima, duke përfshirë 1,630 të vrarë ose të plagosur vetëm gjatë ditës së kaluar.
Kjo është sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton Ukrinform./abcnews.al
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...